Klubi i madh francez, Paris Saint-Germain e ka bërë gjermanin Julian Weigl objektin e tyre kryesor për afatin kalimtar të verës.
Paris Saint German nuk heq dorë nga Weigl dhe është gati të ofrojë plot 75 milionë euro për kartonin e tij.
Mesfushori gjerman me tipare mbrojtëse, është lojtari që kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.
Kjo pasi gjermani e njeh shumë mirë mesfushorin që nga koha kur drejtonte Borussia Dortmundin, përcjell SS.
Gjithsesi verdhezinjtë po bëjnë rezistencë të madhe për shërbimet e Weigl.
Afati kalimtar në Gjermani dhe Francë mbyllet me 31 gusht dhe të dyja klubet kanë kohën e nevojshme për të kryer një operacion të tillë.
Vlen të theksohet se gjasat janë që operacioni të mbyllet me sukses, pasi Dortmund është tunduar nga oferta e rëndësishme e parisienëve.