Telegrafi

PSG ofron 75 milionë euro për sulmuesin e Unitedit

PSG është e gatshme të testojë vendosmërinë e Manchester Unitedit rreth një ofertë për Anthony Martialin.

Kampioni francez kohët e fundit ka kontaktuar agjentin e sulmuesit francez.

E përditshmja franceze L’Equipe raporton se parisienët janë të gatshëm për t’i ofruar 75 milionë euro për sulmuesin e Uniteidit, transmeton Telegrafi.

Martial, sipas burimeve familjare, tashmë i ka pohuar zyrtarëve të PSG-së se është i lumtur në Old Trafford.

Por, parisienët shpresojnë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe mund ta bind Martialin që të kalojë në skuadrën e tyre. /Telegrafi/