Paris Saint-Germain e ka seriozisht transferimin e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe, i cili pëlqehet edhe nga Real Madrid.
Para disa ditësh PSG e theu rekordin e transferimeve duke paguar hiq më pak se 222 milionë euro.
Mbappe mund të vije në Parc des Princes për 135 milionë euro që tashmë janë mbi tavolinën e Monacos.
Është vetë Nasser Al-Khelaifi, ai që e ka telefonuar lojtarin sikurse që kishte bërë me Neymarin.
PSG është në kontakt edhe me babanë e lojtarit, Wilfried Mbappe.
Për Mbappen ka interesim edhe nga Real Madrid dhe Manchester City. /Telegrafi/