Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Bayern Munichut për transferimin e Thiago Alcantaras.
Mesfushori spanjoll nuk e dëshiron qëndrimin më te Bavarezët, derisa ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re.
Sipas asaj që raporton Le10Sport, bisedimet mes PSG-s dhe Bayern Munichut janë duke u zhvilluar, ndërsa lojtari thuhet se e pëlqen kalimin te Livrpooli.
Spanjolli është i joshur nga loja e Jurgen Kloppit dhe është në dijeni se The Reds kanë nevojë për mesfushor.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Liverpoolit, pas ofertës së bërë nga skuadra franceze. /Telegrafi/