Benjamin Pavard ishte emër i panjohur për shumëkënd në Kampionatin Botëror.
Por mbrojtësi i talentuar francez zuri vend në formacionin bazë dhe shkëlqeu duke ndihmuar shtetin e tij ta fitojë Kupën e Botës.
E pas paraqitjeve të mira me Francën vlera e tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin në Gjermani.
Stuttgarti, skuadra që e posedon kartonin e tij pritet të fitojë më së shumti nga largimi i Pavard.
Qendërmbrojtësi francez që luan edhe në krahun e djathtë, ka zgjuar interesimin edhe të Paris Saint Germain.
Kampionët e Francës tanimë kanë bërë një ofertë në drejtim të klubit gjerman për transferimin e Pavard.
PSG ka ofruar rreth 35 milionë euro dhe pritet ta fitojë garën për reprezentuesin francez.
Pavard iu bashkua Stuttgartit dy vite më parë nga Lille për pesë milionë euro. /Telegrafi/