Telegrafi

PSG nuk e transferon Sneijderin

Gazeta franceze L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo (i cili ka qenë edhe trajner i Nerazzurrëve), veçmë ka filluar bisedimet me holandezin e pakënaqur me klubin italian.

“Afati kalimtar dimëror është shumë i qartësuar për klubin tonë. Vjen vetëm Lucas Moura dhe askush tjetër”.

“Sneijder ka kualitet për shumë klube botërore, por kjo nuk do të thotë se vjen te klubi ynë dhe se kemi biseduar me të”.

“Ai nuk do të vijë te PSG. Për këtë mund të jeni të sigurt”, ka thënë strategu italian. /Telegrafi/