Telegrafi

PSG nuk do ta kërkojë Ronaldon në janar

Kohët e fundit mediat po spekulojnë se portugezi dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa klubi francez është përfolur si destinacion i mundshëm.

“Nuk ka gjasa që ai të vijë. Paratë (që ne do të ofronim) nuk mjaftojnë. Gjëja më e rëndësishme është dëshira e klubit për të cilin luan”.

“Ai ka një talent madhor që ka nevojë për qëndrueshmëri. Mua më pëlqen t’i kem këta lloj lojtarësh dhe i kam”.

“Ajo çfarë lexoj nëpër gazeta nuk ka kuptim. Me Lucas Mouran, ne do të kemi 30 futbollistë dhe nuk më duhen më shumë”, ka sqaruar italiani për La Stampa. /Telegrafi/