Edinson Cavani është duke kaluar sezonin e fundit si futbollist i Paris Saint Germainit. Sulmuesi uruguaian është futur në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës.
Edhe pse palët kishin pas disa bisedime për vazhdimin e kontratës, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
AS ka raportuar se megjithatë PSG nuk do t’ia rinovojë kontratën sulmuesit të tyre. Kjo për shkak se lojtari ka kërkuar kontratë afatgjate prej tri viteve.
E duket se Cavani në verën e vitit të ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nga Parc de Princes. Kjo gjë i ka alarmuar skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.
Atletico Madrid, Milan, Napoli, Chelsea e Manchester United janë ekipet e mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.
Por nuk përjashtohet mundësia që 32-vjeçari karrierën ta vazhdoj edhe në MLS ku ka shumë klube që e duan. /Telegrafi/