Telegrafi

PSG nis bisedimet me Torinon për mbrojtësin Bremer

Gleison Bremer është duke i vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Torinos, duke qenë lider i kësaj skuadre.

Falë paraqitjeve fantastike, Bremer ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane si Inter, Milan, PSG, Chelsea, Barcelona, Bayern Munich e Tottenham Hotspur.

Por duket se skuadra franceze Paris Saint Germain është favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të fuqishëm.

L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me Torinon për transferimin e brazilianit.

Lexo po ashtu Chelsea po përgatitë ofertë për kapitenin e Torinos, Gleison Bremer

Torino e vlerëson 30 milionë euro kapitenin e ekipit, shumë që nuk përbën aspak problem për kampionët e rinj të Francës.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Bremer do të pranojë transferimin në PSG, ku dihet se aty konkurrenca është shumë e madhe pasi në pozitën e tij luajnë edhe emra si Sergio Ramos, Marquinhos e Kimbepembe. /Telegrafi/