Telegrafi

PSG nis bisedimet me Lewandowskin

Roberto Lewandowski (Getty Images)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain.

Lewandowski mund të largohet në verë nga gjiganti gjerman pas katër sezoneve të kaluara te Bayerni.

Interesimi në sulmuesin polak nuk mungon dhe në radhë janë duke pritur shumë skuadra të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Lewandowski takohet me agjentin, gati transferimi te Reali ose Chelsea

Gjatë ditëve të kaluara u raportua për një transferim të mundshëm të Lewandowskit te Real Madridi ose Chelsea, por tani thuhet se PSG ka hyrë në garë.

Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë (Getty Images)

Sipas mediumit L’Equipe du Soir, kampioni aktual i Ligue 1 ka hapur tashmë bisedime me sulmuesin e Bayern Munichiut.

PSG po mbajnë shënime për yllin e kombëtares së Polonisë në rast se Edinson Cavani vendos të largohet nga klubi këtë verë.

Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane

Cavani kërkohet nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, për të plotësuar opsionet e tij të sulmit për sezonin e ardhshëm, me Antoine Griezmann që pritet të shkoj te Barcelona.

Ndryshe, sulmuesi 29-vjeçar është njëri nga golashënuesit më të mirë në Evropë, pasi në katër sezone me Bayernin ka shënuar 151 gola nga 195 paraqitje. /Telegrafi/