Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain nëpërmjet përfaqësuesve të tij, raporton Observer.
Sipas raportit të sotëm, Conte është kontaktuar nga pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
E gjitha kjo vjen për të zëvendësuar Unai Emeryn për sezonin e ardhshëm, pasi spanjolli nuk ka mbushur pritshmëritë e klubit.
Ka disa kandidatë të tjerë, duke përfshirë edhe trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri – i cili u emërua si një kandidat i fortë nga Le Parisien – Diego Simeone i Atletico Madridit dhe Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspur.
Conte nuk e ka fshehur kurrë irritimin e tij ndaj strategjisë së transferimeve të Chelseat, duke thënë në mënyrë të përsëritur në publik se skuadra e tij ishte shumë e kufizuar për disa gara dhe ai nuk mori lojtarët që ai kërkoi.
PSG në anën tjetër nuk i ka problem shpenzimet e tyre dhe e ka bërë të qartë ambicien e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, ose të paktën përparimin përtej raundit të 16-të.
Sipas gazetës The Observer, qasja e Paris Saint-Germain në Conte është aktualisht informale dhe ai thjesht po intervistohet.
Conte gjithashtu mbetet një nga kandidatët kryesor për të marrë përsipër punën e Italisë, një rol që ai mbajti nga 2014 në 2016 para se të transferohej në Chelsea. /Telegrafi/