Site icon Telegrafi

PSG në panik, pas Mbappes edhe Messi pëson dëmtim dhe rrezikon ndeshjen ndaj Bayern Munich

Paris Saint Germain mbrëmë ka humbur ndaj Marseilles dhe është eliminuar në fazat e para të Kupës së Francës, ndërsa sot ka mbërritur një lajm tjetër katastrofik për klubin parisien.

Yll i skuadrës Lionel Messi është ankuar për dhimbje muskulore gjatë ndeshjes së luajtur në stadiumin Velodrome, shkruan L’Equipe.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave e përfundoi ndeshjen, por ekzaminimet e mëvonshme treguan se kishte një problem.

Për shkak të këtij problemi, Messi me siguri do të mungojë në ndeshjen ndaj Monacos, e cila është planifikuar për dy ditë.

Megjithatë, i njëjti burim thekson se Messi mund të humbasë sfidën më të madhe të PSG-së deri më tani këtë sezon, ndeshjen kundër Bayern Munich në Paris në Ligën e Kampionëve.

PSG nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare, ndaj L’Equipe thekson se klubi beson se argjentinasi mund të rikuperohet deri më 14 shkurt.

Kujtojmë se edhe Kylian Mbappe nuk do të jetë në skuadrën e PSG-së për ndeshjen e parë për shkak të një dëmtimi./Telegrafi/

Exit mobile version