Telegrafi

PSG në kërkim të Diego Costas

(Foto: Twitter/Diego Costa)

Paris Saint-Germaini është duke u interesuar për shërbimet e Diego Costas – raporton AS.

Ylli i Los Rojiblancos ka thënë se është hapur për një të ardhme jashtë stadiumit Wanda Metropolitano.

Në rast se vendos të largohet, 31-vjeçari mund të jetë në dispozicion si lojtar i lirë nëse arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me klubin spanjoll.

(Foto: Twitter/Diego Costa)

PSG është duke e shqyrtuar opsionin e transferimit të Costas, mirëpo fillimisht duhet të largojë ndonjë nga lojtarët e ekipit të parë.

Sulmuesi ka qenë pjesë e Atleticos për herë të parë në vitin 2007, ndërsa pasi është larguar disa herë, është kthyer sërish në Madrid. /Telegrafi/