PSG ka barazuar 1-1 në udhëtim te Reims në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Keito Nakamura kaloi vendasit në epërsi me asistimin e Junya.
Në minutën e 21-të, Kang-In Lee nuk ia doli të mposhte nga afërsia Yehvann Diouf, që bëri një pritje bravuroze.
Në minutën e 53-të, Desire Doue i PSG-së kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.
Në minutën e 68-të, Ousmane Dembele sapo ishte inkuadruar dhe barazoi shifrat në 1-1.
Kampioni në fuqi tentoi deri në fund që të shënonte golin e fitores, por mbrojtja e Reims nuk lejoi hapësira.
Pavarësisht këtij barazimi, PSG vazhdon si lider me 13 pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë takohen me Rennes. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore