Site icon Telegrafi

PSG mund të ringjallë interesimin për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të largohet nga Manchester United për herë të dytë, nëse nuk plotësohet kërkesa e tij.

Nga Anglia raportojnë se ylli portugez ka kërkuar nga bordi i klubit që të gjejë një trajner ‘adekuat’, pasi Ralf Rangnick është i përkohshëm dhe do të marrë më pas rolin e konsulentit në klub.

Sipas asaj që raporton Le10 Sport, Paris Saint-Germain ka ringjallur interesimin për Ronaldon, pasi në verën e kaluar kishte zëra se ai mund të kalojë në Parin nga Juventusi, por në fund zgjodhi rikthimin në Old Trafford.

Lexo po ashtu "Asgjë nuk përjashtohet", Ronaldo takohet me agjentin pas shqetësimeve me situatën e Man Utd

Kontrata aktuale e pesë herë fituesit të Topit të Artë skadon në vitin 2023, por parisienët nuk e kanë problem të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt, duke e parë atë si zëvendësues të Kylian Mbappes.

Por, nëse Manchester United arrin të sjell një trajner të kalibrit të lartë dhe që e riformaton skuadrën për të luftuar për trofe, atëherë 36-vjeçari mund të qëndrojë.

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të drejtuar Djajtë e Kuq, derisa Erik ten Hag i Ajaxit shihet si opsion i dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version