Telegrafi

PSG mposht Nantes dhe kualifikohet në finale të Kupës së Francës

Kylian Mbappe dhe MArco Veratti (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pas fitores bindëse kundër Nantes (3-0) në Parc de Princes.

Marco Verratti shënoi i pari (29′) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Rezultatin e dyfishoi anësori fantastik, Kylian Mbappe (85′), me një gol të shënuar nga pika e bardhë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Dani Alves u kujdes për ta vendosur rezultatin përfundimtar duke shënuar në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës, ku do të luajë përballë Rennes.

Në fazën gjysmëfinale, Rennes e eliminoi Lyonin duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim. /Telegrafi/