Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pas fitores bindëse kundër Nantes (3-0) në Parc de Princes.
Marco Verratti shënoi i pari (29′) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Rezultatin e dyfishoi anësori fantastik, Kylian Mbappe (85′), me një gol të shënuar nga pika e bardhë.
Dani Alves u kujdes për ta vendosur rezultatin përfundimtar duke shënuar në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës, ku do të luajë përballë Rennes.
Në fazën gjysmëfinale, Rennes e eliminoi Lyonin duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim. /Telegrafi/