Hatem Ben Arfa shumë shpejt mund të bëhet lojtar i kampionit francez.
Paris Saint-Germain janë të vendosur që të mposhtin konkurrencën e Leicester Cityt për nënshkrimin e futbollistit të lirë francez, Hartem Ben Arfa.
Sipas L’Equipe, ish-sulmuesi i Francës është në vëzhgim për një klub të ri, pasi kontrata e tij me Nice ka skaduar sezonin e fundit.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Skuadra e Lyonit ka qenë në gjueti për nënshkrimin e tij, por presidenti i tyre, Jean-Michel Aulas ka pretenduar se Leicesteri ishin në krye për Ben Arfan.
Megjithatë, duket se homologët francezë kanë kaluar ‘Dhelprat’ në garën për 29-vjeçarin, i cili do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me skuadrën e Unai Emeryt. /Telegrafi/