Site icon Telegrafi

PSG mori një vendim radikal pasi tifozët ngritën koreografi për Palestinën

Tifozët e Paris Saint Germain ngritën një koreografi për Palestinën dhe brohoritën “liri Palestinës” në ndeshjen e raundit të katërt të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid, pas së cilës klubi parizian mori një vendim radikal.

“Liri Palestinës, luftë në fushë, por paqe në botë”, shkruhej në koreografinë e tifozëve të PSG-së.

Pas një takimi në Ministrinë e Sporteve mëngjesin e së premtes, klubi parisien mori vendimin që të ndalojë brohoritjet dhe pjesëmarrjen e ultrasve të tij në Parc des Princes deri në fund të vitit.

Autoritetet thanë se nuk po frenohen nga ndërmarrja e veprimeve ligjore dhe PSG tha se nuk e dinin se çfarë lloj koreografie po përgatitnin tifozët e tyre.

Kjo është arsyeja pse në të ardhmen PSG do të monitorojë futjen e parullave dhe pankartave në stadium.

“Nga e mërkura, qasja në Parkun e Princave është e ndaluar për një kohë të pacaktuar për grupin ultras PSG”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sportit.

Kjo nuk është e gjitha, pasi edhe PSG-ja ka ndaluar shkuarjen e ultrasve të saj deri në fund të vitit dhe autoritetet kanë njoftuar se presin të shohin se çfarë do të bëjë PSG përpara se të ndërmarrin veprime ligjore. Gjatë këtij takimi u prezantua një pikë ligjore dhe u konstatua se kjo nismë mund të pranohet në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version