Paris Saint Germain nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Vendasit u befasuan nga loja e napolitanëve, të cilët kishin udhëtuar në Paris për të marrë pikë.
Goli i parë në takim u shënua Lorenzo Insigne (29′) pas një asistimi nga Jose Callejon.
🤕 Neymar's night so far
[PSG 0-1 NAP] pic.twitter.com/WdMQX5ZvUx
— GOAL (@goal) October 24, 2018
Në pjesën e dytë rezultati u barazua me autogolin e Mario Ruit në minutën 61-të, por epërsia e mysafirëve u kthye në Dris Mertens në minutën e 77-të.
Kur të gjithë menduan se mysafirët do të fitonin, në skenë doli Angel Di Maria me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas këtij barazimi Napoli renditet i dyti në Grupin C me pesë pikë, PSG me katër.
Liverpooli është i pari me gjashtë pikë, kurse Crvena Zvezda e fundit me një pikë. /Telegrafi/