Telegrafi

PSG merr fitore të lehtë ndaj Dijonit në Ligue 1

Paris Saint-Germain e ka mposhtur 4-0 Dijonin në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Pas vetëm tre minutash lojë në Parkun e Princave, parisienët kaluan në epërsi me golin e shënua nga Pablo Sarabia që u asistua nga Marquinhos.

Në minutën e 17-të Angel di Maria pësoi lëndim dhe shkaku i dhimbjeve nuk arriti të vazhdonte takimin për t’u zëvendësuar nga Julian Draxler.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm për Srabias, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Ishte minuta e 74-të, atëherë kur Kylian Mbappe e dyfishoi epërsinë e PSG-s me një asistim të anësorit gjerman.

Dy minuta më vonë, Mauro Icardi e trefishoi epërsinë më një asistim të sulmuesi francez, e që ky i fundit e shënoi e shënoi edhe golin e katërt dhe të dytin personal në ndeshjen në minutën e 90+1.

Pas javës së 27-të, PSG vazhdon të jetë lider me 68 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të kenë punë me Strasbourgun. /Telegrafi/