Site icon Telegrafi

PSG i mbyll derën Donnarummas

Nuk do të jetë në Francë e ardhmja e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique, hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, në “Parc Des Princes”.

Drejtuesi parisien tha se në klub janë të kënaqur me paraqitjet e Aphonse Areolas.

“Ai është numri një i portës se PSG-së dhe skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart”. Ka thënë Henrique.

PSG po ashtu në portë e ka edhe portierin gjerman Kevin Trapp.

Donnarumma ka ngrirë marrëdhëniet me tifozët e Milanit të cilët janë duke e akuzuar për kontratën e majme me Milanin dhe kërkesat e tij për largim.

Për italianin ka interesim edhe nga skuadrat e Ligës Premier, por nuk përjashtohet edhe Real Madridi dhe Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version