Antonio Conte zgjodhi të vazhdoj me Interin, kështu që Paris Saint-Germain tani duket se është destinacioni më i mundshëm për trajnerin Massimiliano Allegri.
Ish-trajneri i Juventusit kishte qenë i vetmi pretendent i vërtetë që të zëvendësoj Conten te Interi, por bisedimet për krizat në klub arritën të zgjidhnin çështjet e tyre.
Sipas mediumeve Calciomercato.com dhe le10sport.com, Allegri tani është më i preferuari për të marrë përsipër detyrën e trajnerit te Paris Saint-Germain.
Thomas Tuchel nuk është aspak i sigurt për vendin e tij, pavarësisht se fitoi tre trofe këtë sezon dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.
Drejtori i PSG-së, Leonardo, dihet se është një admirues i Allegrit që nga koha e tij te Milan, ku patën suksese së bashku duke fituar një Scudetto.
Allegri tani është jashtë kontratës, pasi u shkarkua nga Juventusi në verën e vitit 2019, por vazhdoi të paguhej pasi kishte kontratë edhe për dy vite. /Telegrafi/