Paris Saint-Germain dhe Real Madridi do të përballen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze dhe ajo spanjolle do ta kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri të garës më të madhe për klube në Evropë.
Por, në këtë përballje që zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në Parkun e Princave, do të mungojnë disa lojtarë kryesor.
Real Madridi ka konfirmuar çaste më parë se Marcelo nuk do të mund të luajë në këtë takim shkaku i lëndimit që pësoi ndaj Levantes.
Nga ana tjetër, PSG pak minuta më herët konfirmoi se në këtë ndeshje do të mungojnë Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani po ashtu nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve, e që do të jetë një përballje më e zbehtë shkaku i mungesave të tyre. /Telegrafi/