Telegrafi

PSG konfirmon lëndimin e rëndë të Mbappes

Paris Saint-Germain ka konfirmuar lëndimin e rëndë që Kylian Mbappe e ka pësuar në Kupën e Francës ndaj Saint-Ettiene.

Sulmuesi francez u largua nga fusha me lot në sy, kur kishin mbetur edhe 30 minuta lojë nga finalja e trofeut të dytë më të madh në Francë.

Në testimet e bëra në këtë mëngjes, PSG ka konfirmuar se Kylian Mbappe ka pësuar një tendosje të nyjës së këmbës së majtë me lëndim të shprehur të pjesës anësore të jashtme.

Lexo po ashtu Mbappe në dyshime për Ligën e Kampionëve – francezi shihet duke ecur me paterica

Nga ky lëndim, ende është dilema që ai mund të paraqitet në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Mbappe nuk do të ketë shumë kohë që të rikuperohet, pasi takimi fillon në mesin e muajit gusht në Lisbonë. /Telegrafi/