Site icon Telegrafi

PSG konfirmon lëndimin e Messit

Lionel Messi dhe Marco Verratti do të mungojnë në ndeshjen e nesërme jashtë fushe ndaj Angers.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade Raymond-Kopa”, me parisienët që cilësohen si favoritë.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur Paris Saint-Germain në profilin e tij zyrtar.

Lexo po ashtu Përgjime të reja në skandalin e Superkupës së Spanjës, dyshohet se Messi është përfshirë në aferën Pique-Rubiales

“Messi ka një inflamacion te tendina e Akilit të majtë, ndërsa Verratti ka një efuzion pas kontuzionit të gjurit të majtë”, thuhet në komunikatën e tyre

Kështu të dy lojtarët do të mungojnë ndeshjen e nesërme në mbrëmje e cila luhet për raundin e 33-të të Ligue 1.

PSG është lider me 74 pikë dhe mund të thuhet se ata tashmë janë kampion në elitën e futbollit francez, pasi vendi i dytë, Marseille ka 59 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version