Angel Di Maria duket hap afër bashkimit me Juventusin si lojtar i lirë pasi Paris Saint-Germain sot konfirmoi se ai do të largohet këtë verë.
34-vjeçari kishte qenë në klubin francez që nga vera e vitit 2015, kur bëri transferimin prej 63 milionë eurosh nga Manchester United.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe kishte kohë që besohej se ai nuk do të nënshkruante një kontratë të re.
Tani kjo është zyrtare, pasi vjen njoftimi nga PSG se Di Maria po i thotë lamtumirë kampionit të Ligue 1.
🙌❤️💙
Le @PSG_inside tient à saluer 𝐀𝐧𝐠𝐞𝐥 𝐃𝐢 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐚 et ses 7 saisons passées sous le maillot Rouge et Bleu. L’Argentin a remporté 18 titres et est devenu le meilleur passeur de l’histoire du Club.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 20, 2022
Në shtatë sezonet e tij në klub, Di Maria ka fituar 18 trofe, më shumë se çdo lojtar tjetër.
Mediat shkruajnë se Juventusi është zgjedhja e parë për Di Marian, të cilit i është ofruar një kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një sezon të dytë.
Paraqitja e tij e fundit me fanellën e PSG-së do të jetë kundër FC Metz të shtunën në mbrëmje në “Parc des Princes”.
Kjo do të jetë ndeshja e 295 -të e Di Marias për klubin, ku ka shënuar 92 gola dhe ka dhënë 118 asistime. /Telegrafi/