Site icon Telegrafi

PSG konfirmon edhe tre lojtarë të infektuar me coronavirus, mediat zbulojnë emrat

Paris Saint-Germain (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se tre lojtarë të tjerë kanë dalë pozitiv në testet e bëra për coronavirusin e njohur si COVID-19.  

Përgatitjet e klubit për sezonin e ri në Ligue 1 janë hedhur në kaos vetëm një ditë pasi u zbulua se tre yje të tjerë nga Parc des Princes rezultuan pozitiv.

Sipas mediumit L’Equipe, Marquinhos, Keylor Navas dhe Mauro Icardi janë lojtarët të cilët kanë rezultuar kësaj radhe pozitiv me coronavirs.

Tani, edhe këta tre lojtarë, sikurse ata të grupit të parë janë mënjanuar dhe tani do të detyrohet të ndërmarrin një periudhë karantine.

Ishte edhe PSG që konfirmoi rastet e reja me coronavirus me anë të një deklarate në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

“Testet e fundit të PCR-së SarsCoV2 të kryera brenda skuadrës së Paris Saint-Germain konfirmojnë rezultatin e tre rasteve të reja pozitive”.

“Këta lojtarë do të ndjekin protokollin e duhur shëndetësor”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes ishin tre lojtarët e parë të infektuar.

Lexo po ashtu Zbulohen emrat e të infektuarve me coronavirus te PSG-ja, Neymar njëri nga ta

Tani me infektimin e Icardit, Marquinhos dhe Navasit numri ka shkuar në gjashtë gjithsej te PSG.

Ligue 1 filloi përsëri më 21 gusht pas një pauze të gjatë, por PSG ende nuk e ka filluar mbrojtjen e titullit pasi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version