Site icon Telegrafi

PSG kërkon yllin e Napolit

Kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain janë vënë në ndjekje të një mbrojtësi të majtë.

E lojtari që kryeson listën e dëshirave të gjigantit francez, PSG është mbrojtësi i majtë i Napolit, Faouzi Ghoulam.

25-vjeçari që më parë ka luajtur në Ligue 1 me St Etienne ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Serie A.

Reprezentuesi i Algjerisë, ka rritur edhe vlerën e tij pas paraqitjeve të mira në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Napoli është e gatshme ta lë të lirë yllin e saj për një shumë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version