Site icon Telegrafi

PSG kërkon t’ia rrëmbejë yjet rivalit në Ligue 1

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain këtë edicion po ka konkurrencë të madhe për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Monaco dhe Nice janë dy skuadrat që po konkurrojnë me PSG-n për titullin e kampionit në Francë.

Kësisoj kryeqytetasit janë të gatshëm ta dëmtojnë Nicen për edicionin e ri, duke tentuar transferimin e dy talenteve të saj.

Mesfushori Wylan Cyprien dhe sulmuesi Alassane Plea janë dy objektivat e parisienëve.

Për mesfushorin 22-vjeçar, PSG ka gati 35 milionë euro për ta transferuar në ‘Parc de Princes’.

Wylan Cyprien

Cyprien në 24 ndeshje në Ligue 1 ka arritur të shënoi pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime edhe pse luan në pozitat defensive.

Ndërkohë sulmuesi 23-vjeçar, Plea ka shkëlqyer me 11 gola këtë edicion Ligue 1, duke dhuruar edhe dy asistime.

Përpos 11 golave në ligë, Plea ka shënuar gola edhe në Ligën e Evropës, Kupën e Francës, por edhe në Kupën e Ligës duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme.

Alassane Plea

Për të marrë edhe sulmuesin, PSG-së i duhet t’i shtojë 45 milionë euro.

Në total dobësimi i NICE-s, PSG-së do t’i kushtojë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version