Kampionët francez raportohet se objektiv kryesor të verës e kanë portierin spanjoll dhe janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte.
Paris Saint-Germain kërkojnë shërbimet e David de Geas, por përballet me konkurrencën e Real Madridit rreth shërbimeve të portierit të Manchester United, sipas Daily Mirror.
De Gea ishte shumë afër kalimit te Real Madridi vitin e kaluar, por pas komplikimit rreth përfundimit të dokumenteve të nevojshme, dështoi kalimi te madridlenët.
PSG ka sjellë gjatë verës së kaluar Kevin Trapp nga Eintracht Frankfurt, por 25-vjeçari nuk ka arsyetuar besimin e trajnerit francez të Laurent Blanc. /Telegrafi/