PSG ka shënuar fitore ndaj Troyes me rezultat 4-3 në kuadër të xhiros së 13-të në Ligue 1.
Ndeshja nisi shumë keq për vendasit, pasi pësuan që në rastin e parë që e kishin Troyes.
Mama Balde gjeti rrjetën pas asistimit të Rony Lopes për 1-0- në minutën e tretë.
PSG barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të, kur Neymar asistoi te Carlos Soler që gjeti rrjetën.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dytë mysafirët shënuan sërish.
Sërish i njëjti lojtar, Balde arriti të shënojë për 2-1 në minutën e 52-të.
Mama Baldé bisa na partida 🤩🤌🏾 pic.twitter.com/rYfO4dZUb9
— GNB Sports🇬🇼 (@tinad_or) October 29, 2022
Por pas tre minutash PSG barazoi rezultatin në 2-2 me Lionel Messin që shënoi një gol të bukur.
https://twitter.com/RoyNemer/status/1586391260512030720
Parisienët për herë të parë kaluan në epërsi në minutën e 62-të, kur Messi asistoi te Neymar që shënoi për 3-2.
Në minutën e 75-të, PSG fitoi penallt, që e ktheu në gol Kylian Mbappe për 4-2.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1586396268531572736
Ndeshja u hap sërish në minutën e 88-të, Renaud Ripart asistoi te Ante Palaversa, që shënoi për 4-3.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1586399129948721152
PSG pas kësaj fitoreje ka 35 pikë dhe mbetet lider i padiskutuar në Ligue 1. /Telegrafi/