Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Rasenball Sport Leipzig në takimin që zhvillohet në kuadër të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze kishte një shans të artë në minutën e 13-të cilën e konkretizuan mjaftë mirë.
Nga një harkim në zonë i Angle di Marias, Marquinhos pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.
Duket se PSG dëshiron të thyejë akullin dhe të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mos i ndalur sulmet ndaj portës së skuadrës gjermane. /Telergafi/
https://twitter.com/FTTV10/status/1295801288211468288