Telegrafi

PSG i ka vënë çmim Cavanit

Edinson Cavani (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini do të kërkojë 10 milionë euro nga Atletico Madridi nëse klubi spanjoll dëshiron ta transferojë Edinson Cavanin në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata e sulmuesit uruguaian në Parc des Princes skadon në verën që vjen, mirëpo ai është lidhur me një largim drejt klubit spanjoll.

Dy klubet tashmë kanë nisur bisedimet lidhur me këtë transferim, ndërsa Le Parisien e ka bërë publike shumën që kërkon PSG.

32-vjeçari ka bërë 11 paraqitje për klubin francez këtë sezon duke shënuar tre gola. Mirëpo, ky sezon është shoqëruar me lëndime të shumta.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Atleticon që t’i kërkojë shërbimet e tij, duke qenë se ka nevojë për sulmues që nga lëndimi i Diego Costas në muajin nëntor. /Telegrafi/