Telegrafi

PSG ka gati ofertën për Oblakin, slloveni do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 16: Goalkeeper Jan Oblak of Atletico de Madrid looks on during the La Liga match between Club Atletico Madrid and Malaga CF at Estadio Wanda Metropolitano on September 16, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Jan Oblak mund ta thyej rekordin e Kepa Arrizabalaga duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori.

Portieri slloven është duke u kërkuar me ngulm nga kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja franceze L’Equipe, PSG është gati ta bëjë Oblakin portierin më të shtrenjtë në histori.

Buffon është në fundin e karrierës, ndërsa Areola nuk po i bind drejtuesit e klubit që po duan një zgjidhje afatgjate.

Për t’i siguruar shërbimet e Oblakit, parisienët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij prej 100 milionë eurove.

(Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Atletico Madrid është duke tentuar ta bind Oblakin për rinovimin e kontratës me rritje klauzole por një gjë të tillë ende nuk ka mundur ta bëjë.

Në anën tjetër PSG ka gati një kontratë pesë vjeçare për portierin me pagë vjetore prej tetë milionë eurove në stinor.

Për Oblakin interesim kishin shprehur gjatë verës edhe Chelsea dhe Liverpool, por në fund u tërhoqën pasi çmimi i sllovakut ishte tejet i lartë, duke nënshkruar me Kepan dhe Alissonin.

Reprezentuesi i Sllovenisë, iu bashkua Atleticos në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro. /Telegrafi/