Alisson Becker është bërë objektivi kryesori i Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm para Gianluigi Donnarummas.
Sipas Calciomercato.com, parisienët kanë lëvizur fokusin e tyre pasi që fillimisht synonin Donnarumman.
Gjersa ishin të përgatitur të paguajnë 30 milion euro për yllin e Milanit, i cili sivjet do të mbush 19 vjet, është raportuar se PSG me kënaqësi do të dorëzojë 50 milionë euro për portierin Alisson.
Braziliani 25-vjeçar ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në Stadio Olimpico dhe çmimi mund t’i rritet edhe më shumë nëse bën paraqitje të mirë me Brazilin në Kupën e Botës.
PSG nuk janë aspak të vetmuar, pasi Liverpooli tashmë ka vendosur në listën e prioriteteve Alissonin, i cili ndiqet edhe prej Chelseat, Real Madridit dhe Manchester Unitedit, potencialisht të interesuar nëse u largohen portierët.
Romakët janë vendosur të bëjnë një fitim masiv, pasi kanë nënshkruar Alisson për vetëm tetë milionë euro në verën e vitit 2016.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 22 paraqitje në kampionatin italian të Serie A. /Telegrafi/