Telegrafi

PSG ka gati 60 milionë euro për Oblak

Paris Saint-Germain janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për portierin në kërkim të Atletico Madridit, Jan Oblak.

Vera mund të jetë e nxehtë në aksin e transferimeve nga kampionati spanjoll, La Liga në kampionatin francez, Ligue 1.

Sipas gazetës AS dhe France Football, gjigantët francezë janë vënë në ndjekje të portierit të Atletico Madridit, Oblak.

Lexo po ashtu Henry mundet të jetë pasues i Emeryt te PSG

PSG e duan portierin 24-vjeçar, i cili ka qenë jashtëzakonisht me ndikim për Atleticon që kur u bashkua në vitin 2014.

Portieri slloven thuhet se shihet si një “përmirësim i rëndësishëm” në skuadrën e PSG-së, pasi edhe Kevin Trapp është lidhur me një lëvizje te Manchester United, nëse David De Gea do të largohet nga Old Trafford këtë verë.

Parisianët janë nën presion për të forcuar ndjeshëm skuadrën e tyre këtë verë pas një sezoni të vështirë që i ka parë ata të humbasin në titullin e Ligue 1 nga Monaco dhe vuajtën një eliminim të turpshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/