Site icon Telegrafi

PSG-ja i ofron postin e presidentit Arsene Wengerit

LONDON, ENGLAND - MARCH 15: Arsene Wenger of Arsenal looks on prior to the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Arsenal and AC Milan at Emirates Stadium on March 15, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është në kontakt me PSG-në për një kthim në Francë.

The Mirror raporton se francezit i është ofruar mundësia për t’u bërë president i Paris Saint-Germain.

Gjigandët e Ligue 1 duan që strategu të drejtojë klubin me ish-trajnerin e Borussia Dortmundit Thomas Tuchelin, i cili pritet ta zëvendësojë menaxherin Unai Emery, duke u përqendruar vetëm në çështjet e ekipit të parë.

Arsene Wenger dhe Granit Xhaka Getty Images)

Wenger ka pasur në dorë gjithçka gjatë 22 vite qëndrimi te Arsenali, ku ka udhëhequr të gjitha politikat e klubit edhe në aspektin financiar.

Dhe PSG dëshiron të përdorë njohuritë e gjera të lojës dhe politikës së 68-vjeçarit, si dhe kontakteve të shumta me menaxher të ndryshëm anembanë globit.

Francezi njoftoi të premten se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, një vit para skadimit të kontratës.

Ndryshe, londinezët janë detyruar ta paguajnë trajnerin 12.5 milionë euro për prishjen e kontratës para kohe. /Telegrafi/

Exit mobile version