Paris Saint-Germaini nuk janë në gjendje të kompletojnë transferimin e tyre të parë të verës për një arsye mjaft të çuditshme.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Gianluigi Donarrumma dhe Arnau Tenas janë informuar nga bordi i PSG-së se nuk e kanë vendin e sigurt në ekip sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi italian Donnarumma ka qenë startues i padiskutueshëm mes dy shtyllave gjatë dy sezoneve të fundit.
Sidoqoftë, kur portieri do të rikthehet në parasezon, dyshohet se portieri i cili do të mbajë fanellën e titullarit për sezonin e ardhshëm do të vendoset në bazë të meritokracisë.
Për më shumë, ‘Les Parisiens’ thuhet se janë afër kompletimit të marrëveshjes për 20 milionë euro të portierit rus Matvei Safonov, i cili raportohet se do të nënshkruajë kontratë deri në 2029.
Megjithatë, transferimi tani ka marrë një goditje të përkohshme, pasi RMC raporton se portierit të Krasnodarit autoritetet lokale ruse ia kanë ndaluar largimin nga Rusia për shkak se nuk i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj gruas së tij.
Safonov dyshohet se ka qenë nën procedura ligjore me ish-partneren e tij gjatë tri viteve të fundit në lidhje se kujt do t’i takojë kujdestaria e vajzës së tyre.
Ndërkohë, Safonov ka paraqitur një raport policor ndaj ish-gruas së tij në fund të muajit maj, duke e akuzuar se ia ka vjedhur paratë.
Të enjten, është marrë vendimi që portieri 25-vjeçar i detyrohet gruas së tij një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 mijë eurosh, dhe deri në momentin kur ai bën këtë pagesë nuk do t’i lejohet largimi nga Rusia./Telegrafi/