Site icon Telegrafi

PSG-ja e gatshme ta bëjë Marcus Rashfordin një nga futbollistët më të paguar në botë

Paris Saint-Germain thuhet se është i përgatitur për ta bërë Marcus Rashford një nga lojtarët më të paguar në botë, të cilit kontrata me Manchester United i skadon në fund të sezonit.

Reprezentuesi anglez po mendonte një largim në verë mes interesimit nga kampionët francezë. Dhe ndërsa një transferim nuk u realizua kurrë, një lëvizje mbetet ende në prag.

Dhe sipas Mirror, PSG po planifikon një ofertë që do të shihte Rashfordin të fitonte afro një milion euro në javë në “Parc des Princes”. Një veprim i tillë do të nxirrte jashtë garës konkurrentët si Bayern Munich dhe Real Betis.

Rashford është i lirë të negociojë me klubet e huaja nga janari i vitit që po vije dhe kampionët e Ligue 1 besohet se janë gati të bëjnë lëvizjen e parë për nënshkrimin e sulmuesit. Nëse United mund ta mbajë 25-vjeçarin mbetet për t’u parë, megjithëse ka të ngjarë që sulmuesi të pranojë ofertën e madhe të PSG-së.

Nëse jo, kjo do të thotë se mund të jetë fundi i karrierës së Rashford në “Old Trafford” – klubi me të cilin ai ka qenë që kur iu bashkua akademisë në vitin 2005 si shtatëvjeçar. Humbja e sulmuesit do të ishte një goditje e madhe për Erik ten Hag, i cili e ka ndihmuar atë të rizbulojë formën e tij.

Pasi luftoi për një periudhë te United, anglezi është dukur në gjendje të mirë në Kampionatin Botëror – ku shënoi tri gola për vendin e tij – ndërsa shënoi tetë në 19 ndeshje për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version