Site icon Telegrafi

PSG ishte favorite për të fituar LK-në, por pas shortit gjërat kanë ndryshuar

Paris Saint Germain ishte favorit për fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/18, por pas shortin gjërat kanë ndryshuar.

Francezët në fazën e parë të eliminimit direkt do të përballën me Real Madridin dhe kjo paksa ia ka ulur shansat.

Nga favoritët për të fituar garën më të madhe për klube në Evropë, PSG tani është favoriti i tretë.

Manchester City ka marrë primatin pasi klubi anglez në fazën tjetër do të përballet me Baselin.

Në pozitën e dytë është Bayern Munichu, i cili do të luajë kundër Besiktasit.

Top pesëshja mbyllet nga Barcelona, e cila do të përballet me Chelsean që po kalon në një formë jo të mirë.

Ndeshjet e para zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars. /Telegrafi/

Foto: BR Football

 

Exit mobile version