Telegrafi

PSG interesohet për Willian

Paris Saint-Germain është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Chelseat, Willian.

E përditshmja brintaike, Daily Mail, ka raportuar se trajneri i klubit parisien, Laurent Blanc është interesuar personalisht për lojtarin në fjalë.

Transferimi i mesfushorit në Francë është shumë i mundur pasi që edhe reprezentuesi brazilian ishte i interesuar për ndërrim ambienti.

Oferta e parë drejt tij nga klubi i Parsit pritet të bëhet gjatë afatit kalimtar veror.