Trajneri i Paris Saint – Germain, Unai Emery, është takuar me ekipin e Kylian Mbappes në fundjavë.
L’Equipe shkruan se trajneri është munduar të bindë sulmuesin që të kalojë në Parc des Princes.
Arsenali dhe Real Madridi janë ndër klubet që po tentojnë të tranferojnë tinejxherin sensacional.
Por, PSG ka aktivizuar të gjitha mjetet e mundshme për të marrë djaloshin 18 vjeçar, ku i përfshirë është edhe vet presidenti Nasser al – Khelaifi.
Mbappe nga ana tjetër ka potencuar se dëshiron vetëm Real Madridin. /Telegrafi/