Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar krizë ekonomike, ku edhe klubet më të pasura në botë janë prekur, përfshirë edhe PSG-në.
Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar.
Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë.
Për më tepër, PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappé dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy yjet e klubit.
Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm.
Drejtori sportiv i klubit, Leonardo, ka thënë se rinovimi i Mbappes e Neymarit, janë në agjendën e klubit.
Në situatën aktuale braziliani ka përparësi, ndërsa shitja e talentit francez mund të shpërbejë për të rregulluar librat.
Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Lionel Messin
Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë,” – kishte thënë braziliani pak ditë më parë.
Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar. /Telegrafi/