PSG ka triumfuar 4-1 në udhëtim te Rennes në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.
Pas 27 minutash lojë, Bradley Barcola kaloi parisienët në epërsi me një asistim të Doue.
Ky ishte edhe goli i vetëm në 45 minutat e parë, derisa në pjesën e dytë kishte edhe katër gola të tjera.
Në minutën e 50-të, Goncalo Ramos u asistua nga Barcola që dyfishoi epërsinë në 2-0 për PSG-në.
Por, dy minuta më vonë, vendasit ngushtuan epërsinë e PSG-së me golin e Brasssier për 2-1.
Ousmane Dembeles (90′) shënoi golin e tretë për mysafirët, me Achraf Hakimin që ishte në rolin e asistuesit.
Dembele ishte sërish golashënuesi, kur realizoi vetëm katër minuta më vonë nga i pari, për 4-1.
Pas javës së 25-të, PSG vazhdon të jetë lider 65 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të zhvillon derbin me Marseillen. /Telegrafi/