Site icon Telegrafi

PSG i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për portierin e Atleticos

Oblak është njëri nga portierët më të mirë në botë në qarkullim (Getty Images)

Duket se blerjet nuk ka të ndalur te Paris Saint-Germain.

Nasser Al-Khelaifi raportohet se aktualisht ndodhet në Madrid për të mbyllur blerjen e Neymarit prej Barcelonës.

AS shkruan se presidenti i klubit parisien do të shfrytëzojë këtë udhëtim për blerjen edhe të portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak.

Ky i fundit ka një kluazolë të largimit prej 100 milionë eurove në kontratën.

Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia për një transferim te Real Madridi të mbrojtësit belg, Thomas Meunier. /Telegrafi/

Exit mobile version