Site icon Telegrafi

PSG gati ta thyejë bankën, Tuchel kërkon tre ose katër lojtarë të rinj

Paris Saint-Germain është gati të fitojë titullin në Ligue 1 dhe Kupën e Francës dhe drejtuesit tashmë janë duke menduar për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Tomas Tuchel shpreson të transferoj tre ose katër lojtarë të rinj, ku qendra e mesfushës është prioriteti.

Megjithatë, me rregullat e thyera financiare të UEFA-s, klubi francez më parë duhet të shesë për të financuar blerjet e ardhshme.

Lexo po ashtu City dhe PSG në garë për Ndombelen

Thomas Meunier, Julian Draxler, Layvin Kurzawa, Christopher Nkuku, Stanley Nsoki dhe Adrien Rabiot pritet të largohet, ndërsa edhe e ardhmja e Dani Alvesit dhe Gianluigi Buffonit është në ajër.

Foto: Marca

Sipas mediumit Le Parisien, Tuchel është duke shikuar përforcimin e qendrës së mesfushës dhe është fans i madh i mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gueye dhe atij te Lyonit Tanguy Ndombele.

Gjiganti francez gjithashtu po lidhet me një lëvizje të mesfushorit të Manchester Unitedit, Ander Herrera dhe me anë të Napolit, Allan.

Lexo po ashtu Herrera ka arritur parakontratë me PSG-në

Edhe krahu i majtë i mbrojtjes po mendohet të përforcohet dhe në listë janë Christano Piccini i Valencias, Cristiano Biraghi i Fiorentinas, Filipe Luis i Atletico Madridit dhe Daley Blind i Ajaxit.

Portieri David De Gea gjithashtu është në radarin e klubit francez, ndërsa për qendrën e mbrojtjes synohet talenti i Ajaxit, Mathijs De Ligt. /Telegrafi/

Exit mobile version