Site icon Telegrafi

PSG gati 100 milionë euro për klauzolën e Oblak

Jan Oblak në ndeshjen mes Atleticos dhe Malagas (Foto: Getty Images)

Jan Oblak do të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të verës.

Paris Saint Germain është një nga klubet që ka shfaqur tash e disa muaj interesim për portierin sllovak.

Sipas Marca, pas investimeve të mëdha në vitet e fundit, klubi francez dëshiron që të vendos siguri shumë vjeçare edhe në portë.

Sllovaku në ndeshjen ndaj Anglisë për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ (Foto: Getty Images)

Në rast se Oblak dështon, një tjetër mundësi është Gianluigi Donnarumma.

“Të shikojmë se çfarë do të ndodh, kam një kontratë deri në fund të 2021 dhe mendoj vetëm për Atleticon”, ka thënë Oblak ditë më parë i pyetur rreth të ardhmes së tij.

Lexo po ashtu PSG ka gati 300 milionë euro për tre yjet e La Ligas, synohet edhe Simeone  

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli e Arsenali.

25-vjeçari i është bashkuar Atleticos në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dhSH6S-sFoo

Exit mobile version