Telegrafi

PSG flet për lëndimet dhe gjendjen e lojtarëve si Messi, Verratti dhe Ramos

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Marco Verratti po vazhdon trajtimin e tij dhe do të kthehet në stërvitje në grup pas pushimit ndërkombëtar, ndërsa ka dhënë detaje edhe për lëndimet e Lionel Messit, Sergio Ramosit, Leandro Paredesit, Rafinhas dhe Presnel Kimpembes.

Italiani pësoi një lëndim në ijë gjatë ndeshjes Marseille-PSG më 24 tetor dhe do të mungojë në ndeshjen kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës kundër Zvicrës javën e ardhshme.

Ai gjithashtu pritet të mungoj në përballen e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt më 24 nëntor.

Gjigantët e Ligue 1 kanë publikuar një përditësim mjekësor përpara ndeshjes së nesërme kundër Bordeaux, ku ka në folur për lëndimin e Verrattit, Messit dhe Ramosit.

“Marco Verratti po vazhdon trajtimin e tij. Rikthimi në stërvitje është planifikuar pas pushimit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Lionel Messi vazhdoi trajtimin e tij në Qendrën Stërvitore Ooredoo këtë mëngjes për dhimbjet e gjurit dhe kofshës së pasme të këmbës”.

“Leandro Paredes vazhdon punën e tij rehabilituese dhe atletike në fushë në Qendrën e Trajnimit Ooredoo”.

“Sergio Ramos do të rikthehet me grupin javën e ardhshme”.

Lexo po ashtu Mediat franceze raportojnë se PSG mund të shkëpusë kontratën me Ramosin

“Rafinha do të ketë 5 ditë trajtim për dhimbjen në kofshën e djathtë”.

“Presnel Kimpembe, i cili vuan nga një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë, do t’i nënshtrohet trajtimit për 10 ditët e ardhshme në Qendrën Trajnuese Ooredoo”, thuhet në njoftimin e klubit parisien. /Telegrafi/