Site icon Telegrafi

PSG fiton me vështirësi ndaj RB Leipzigut, vendimtar goli nga Neymar

Paris Saint Germain ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Finalisti i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ka mposhtur RB Leipzigun me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e 11-të, kur realizoi braziliani Neymar.

Angel Di Maria u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë nga Sabitzer, ndërsa Neymar realizoi nga penaltia për 1-0.

Duke ditur rëndësinë e madhe të pikëve, PSG arriti ta mbronte rezultatin deri në fund të ndeshjes, pasi më gola nuk pati.

Më mirë në fushë u paraqitën mysafirët, që tentuan shumë për të gjetur golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën deri në fund dhe PSG arkëtoi tri pikë të mëdha.

Me tri pikët nga ndeshja e sotme, PSG kalon në vendin e dytë me gjashtë pikë të tubuara, sa ka edhe RB Leipzig.

Ndërkohë Manchester United mbetet lider i Grupit H me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme parisienët e zhvillojnë në Old Traford përballë Manchester United, ndërsa RB Leipzig udhëton drejt Stambollit për tu përballur me Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

https://twitter.com/noob_fcb/status/1331341448181059584

Exit mobile version